Një automjet tip Mercedez Benz është përfshirë nga flakët, në fshatin Metoq, Sarandë.
Automjeti i cili kishte pësuar defekt si pasojë e një shkëndije elektrike në ecje, është përshirë menjëherë nga flakët.
Shërbimi i zjarrfikës ka mbërritur menjëherë për shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht personat e ndodhur në automjet kanë dal prej tij pa lëndime.
