Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Fier-Lushnje, te rrethrrotullimi i Kolonjës.

Një makinë tip “Benz” ka dalë nga barrierat anësore të autostradës dhe ka përfunduar në kanal.

Për pasojë, janë plagosur rëndë tre presona, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjës. Nga ana e saj, policia ka bllokuar qarkullimin në drejtim të Lushnjes për të mbledhur prova dhe për të kryer ekspertizën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re