Policia e Korcës arrestoi në flagrancë dy shtetasit Enri Koxha, 28 vjeç dhe Mihal Simaku, 22 vjeç, banues në këtë qytet.
 
Prangosja e dy të rinjve u bë pasi, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Dishnicë, këta shtetas u kapën me mjetin tip “Benz” duke transportuar një sasi prej 790 kg mishi, të dyshuar si kontrabandë pa dokumentacionin përkatës.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuara”.
 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re