Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit të Peshkopisë.

Një automjet “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit Roinaldo Rexha, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur  dy automjete të tjera që ishin të parkuara anash rrugës, duke i shkaktuar dëme të mëdha.

Shkak mësohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar drejtuesi i “Benzit” dhe një pasagjer, të cilët po marrin ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Dibër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re