Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Dimal-Lushnje, disa metra me lart rreth-rrotullimit të Poshnjes. Një mjet tip Benz elegancë, me targa AA 780 DE që drejtohej nga shtetasi Endri Zhuka,duke dalë me shpejtësi nga një rrugë dytësore fshati,ka goditur mjetin e Policisë së Patrrullës Rrugore. Si pasojë e përplasjes së fortë,të dyja mjetet janë rrotulluar në rrugë, ndërkohë janë plagosur rëndë drejtuesi i Benzit dhe 2 pasagjerët që ndodheshin me të.

Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas mjekëve të Repartit të Urgjencës, drejtuesi i mjetit ka pësuar shembje të brendshme dhe për shkak të gjendjes së tij më të rënduar është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca të shumta të policisë rrugore,që po kryejnë edhe ekspertimin e vendit të aksidentit,për të saktësuar edhe dinamikën e plotë të tij./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re