Një 62 vjeçare humbi jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Lezhë-Milot.

 

Aksidenti ndodhi rreth orës 23:20, ku një mjet tip ‘Benz’ me drejtues L.Gj. 54 vjeç, banues në Pukë, ka përplasur këmbësores.

 

Si pasojë e plagëve 62 vjeçarja banuese në Shkodër ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Informacion paraprak

Me datë 18.06.2018, rreth orës 23:20, në aksin rrugor Lezhë – Milot, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin L.Gj. 54 vjeç, banues në Pukë, ka përplasur këmbësoren shtetasen P.P. 62 vjeçe banuese në Shkodër e cila ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. 

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re