Një aksident ka ndodhur tek mbikalimi i Milotit paraditen e sotme, ku ka mbetur i plagosur një person.

Një automjet “Mercedez benz” është përplasur me një trajler, për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i Benzit, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lagështira e madhe në rrugë për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut ditën e sotme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re