Media serbe e ka trajtuar si lajm kronike faktin se ne brigjet e lumit Sava në Beograd, është gjendur një mjellmë me krah të prerë. Kjo është njoftuar nga vetë televizioni shtetëror.

Ndërsa B92, i është referuar një deklarate të policisë që ka ndjekur çështjen, duke informuar se: “Bazuar në raportin se në bregun e lumit Sava në u gjet një mjellmë që nuk kishte krahë, rreth orës 16.30 u reagua nga ekipi i veterinar i Beogradit. Ata e nxorrën dhe e morën mjellmën për të përcaktuar shkaqet e lëndimeve”.

Më tej lajmi vazhdon me faktin se krahët nuk i ishin këputur por thjesht ishin lënduar nga një helikë  anijeje.

Beogradi njihet ndryshe si shtëpia e mjellmave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re