Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk do të kufizojnë eksportin e produkteve ushqimore, pavarësisht se si do të jetë ecuria e tregjeve në këtë prag dimri.

 

Garancia është marrë pas marrëveshjes së nënshkruan në kuadër të “Ballkanit të hapur”, ku nuk do të ketë as limite të sasive që do të eksportohen si drithëra, vaj etj.

 

Sipas ministres së bujqësisë Frida Krifca, marrëveshja e arritur është pa afat.

 

Kjo mund të konsiderohet marrëveshja më e rendësishme e arritur deri më tani. Ju e dini që Serbia por edhe Maqedonia Veriut vendosën kufizime në eksporte kohë më parë, por tashmë me këtë marrëveshje, nuk do të ketë më barriera.Serbia mbi të gjitha është një ndër vendet kryesore të eksporteve të drithërave dhe kjo dakortësi e arritur është pa afat. Kushti i vetëm është që produktet të mos rieksportohen në vende te të tjera.

 

Por ecuria e tregjeve duket se po kërcënohet nga kriza e çmimeve të energjisë, e cila konsiderohet kërcënimi kryesorë që mund të rrisë më tej kostot e prodhimit në shumë vende

 

Energjia elektrike është ajo që po krijon pasiguri të theksura në tregje aq më tepër tani në këtë prag dimri, duke rritur rrezikun e rritjes së kostove në tërësi. Eshtë kjo arsyeja pse ne rritem financimet për fermerët që të reduktojmë sadopak shpenzimet për ta, në një kohë të pzakontë me cmime të pazakonta.

 

Në këtë situatë qeveria hapi skemën e mbështetjes financiare për çdo sipërfaqe shtesë të mbjellë me grurë. Kjo skemë vetëm në javën e parë ka arritur një numër aplikimesh prej rreth 2 mijë fermerë.

 

 

Vetëm në ditët e para të aplikimeve në javën e parë ne kemi gati 2000 aplkime për një sipërfaqe shtesë prej 15 mijë ha. Deri më tani skemi patur problematika në aplikime dhe mendojmë që kjo skemë dhe buxheti i vënë në dispozicion dot ezaurohet brenda vitit.

 

Në total janë vënë në dispozicion 500 milion lekë për fermerët që të shtojnë sipërfaqet me grurë, aplikimet do te jenë të hapur deri në 23 shtator.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re