Avokat i njohur serb i njohur dhe për mbrojtjen e Millosheviçit, Dragoslav Ognjanoviç, 57-vjeç, u ekzekutua në mënyrë mafioze para shtëpisë së tij në Beograd, ndërsa i biri mbeti i plagosur.

Ai njihej si ndër avokatët dhe të shumë figurave të tjera me peshë në shoqërinë serbe, përfshirë dhe ato të krimit.

Lajmi u dha dhe nga Ministria e Brendshme serbe që raportoi se atentati ndaj Ognjanoviç ishte organizuar para shtëpisë së tij në lagjen Novi Beograd, ndërsa djali i tij 26-vjeçar u plagosr.

Kjo është vrasja e radhë e bujshme në Serbi, gjatë 20 viteve të fundit, ku shumë figura të njohura, nga krimi, politika apo drejtësia kanë rënë pre e atentatëve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re