Misioni i Serbisë në BE ka dërguar një notë proteste tek  Presidenti i Komitetit Evropian të Rajoneve, Karl-Heinz Lambertz.

Siç thuhet, protesta u parashtrua për shkak të përdorimit të simboleve të Kosovës gjatë një ngjarjeje të kohëve të fundit në Bruksel.

Dokumenti i Beogradit thekson se “simbolet e të ashtuquajturit shtet të Kosovës” janë përdorur gjatë një festivali të quajtur “Krenaria e Rajoneve dhe Kulturës së tyrej”, që u mbajt në kuadër të Ditës së Zgjerimit të BE.

Shkresa thekson se Serbia pret që Komiteti i Rajoneve – të BE-së e ta respektojë plotësisht neutralitetin e statusit të BE-së në lidhje me Kosovën dhe Metohinë dhe të heqë të gjitha dokumentet promocionale që përmbajnë simbolet e Kosovës. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re