Ilir Beqaj ka kundërshtuar në Gjykatën e Posaçme një faturë prej 120 mije lekë të rinj. Bëhet fjalë për tarifën e kërkuar nga SPAK për t’i dhënë një kopje të akteve të dosjes. Ish-ministri nën hetim për “shpërdorim detyre”, i kërkon gjykatës të detyrojë SPAK t’i japë aktet e dosjes pa pahuar shpenzimet proceduriale paraprakisht.

Seanca e sotme, ku Beqaj nuk ishte prezent, por u përfaqësua me avokat, u shty për një datë tjetër për t’i dhënë kohë kërkuesit të paraqesë provat në formën e kërkuar nga ligji.

Gjatë seancës avokati i tij ka prenduar se duke qenë peson në hetim nuk duhet të paguajë për të marrë aktet e dosjes dhe se shpenzimet proceduriale mund të paguhen vetëm në fund të procesit. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re