Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka deklaruar në një intervistë për Abc News se sot më shumë se gjysma e personave të sëmurë aktivë me koronavirus në Shqipëri nuk kanë shenja klinike, por janë testuar për shkak se ka pasur kontakt me një person pozitiv.

“Sot më shumë se gjysma e personave të prekur nuk kanë shenja klinike, por janë testuar nga hetimet epidemiologjike. Hetimi duhet të bëhet sa më efektiv por ne jemi më defiçitar në respektimin e masave të izolimit”, u shpreh Beqja.

LEXO EDHE: Ish-ministri i Shëndetësisë shpjegon pse vendet e “pasura” janë goditur më shumë nga koronavirusi

Beqja tha se në 15 ditët e fundit ka rënë ndjeshëm numri i personave të prekur në radhën e moshës së tretë ndërsa theksoi se një grup tjetër më i prekur është ai i të rinjve të cilët nuk respektojnë masat për distancimin social.

“Në 15 ditët e fundit numri i rasteve të reja është rritur më pak te të moshuarit, por 15-vjeçarët është rritur akoma më shumë. Imuniteti i grupit do dojë kohë të arrihet. Ka vende që nuk kanë bërë kufizime kaq të mëdhaja, por nuk kanë arritur më shumë se 3% imunitet”, tha Beqja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re