Në takimin e sotëm të liderëve të 28 vendeve të Europës nuk pati diskutime në lidhje me çështjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk.

“Bëra gjithçka, nuk shkoi mirë”, u shpreh ai.

Ky lajm u parapri nga mediat italiane të cilat shkruan se pas debateve të ashpra mes liderëve të BE-së që në Bruksel, nuk u arrit që të bindej Presidenti francez Macron dhe dy shtetet e tjera si Holanda me Danimarkën.

Franca ka cituar arsyet procedurale për bllokimin e të dy vendeve, duke argumentuar se i gjithë sistemi i pranimit në BE ka nevojë për një rregullim. Por Parisi gjithashtu e ka të qartë pikëpamjen e tij se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë të gatshme të fillojnë procesin e anëtarësimit në BE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re