Një 30 vjecar nga qyteti i Beratit ka gjetur vdekjen mesnatën e mbrëmshme, dyshohet se shkak ka qënë perdorimi i lendeve narkotike që i ka shkaktuar overdoze. Dorian Kovaci 30 vjec është paraqitur në spitalin rajonal të Beratit pa shënja jete, ndërsa shoku i tij që e solli në ambjentet e urgjences së Beratit u shpreh se prej disa orësh Doriani nuk po reagonte ndërsa mendonte se mund të ishtë në gjumë. Bluzat e bardha u përpoqën ta rikthenin në jetë 30 vjecarin por pa sukses. Pas marrjes së informacionit forcat e rendit shoqeruan në ambjentet e komisariatit shokun e 30 vjecarit ndërsa bën dhe kontrollin e baneses per te zbardhur me tej ngjarjen, ku dyshohet qe dy të rinjtë kishin konsumuar heroinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re