5 nëntor- Strukturat Vendore të Policisë Berat proceduan penalisht 30 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, 4 shtetas u arrestuan në flagrancë, 3 për veprën penale “Drejtimi mjetit në mënyrë të pa rregullt”, 1 për “Dhunë në familje”, 26 shtetas u proceduan penalisht në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 2 kërkesë padi për tu pajisur me urdhër mbrojtje.

Ndërsa nga shërbimet e qarkullimit rrugor dhe shërbimet e rendit janë vendosur 413 masa të ndryshme administrative.

Në kuadër të planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në gjithë qarkun e Beratit grupe kontrolli të policisë ushtruan kontrolle në sera, tunele, zona të pyllëzuara, stane e stalla, shtëpi të braktisura, ambiente të hapura./k.s/j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re