Një ngjarje e rende, gati e pabesueshme ka ndodhur këtë të mërkurë në Berat, ku një 5-vjeçar ka lëvizur automjetin e parkuar dhe për rrjedhojë ka përplasur për vdekje gjyshen e tij në oborrin e shtëpisë. D.H, 52 vjeçe, është transaportuar menjëherë në drejtim të spitalit të Beratit, por mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.
Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se, nipi i saj, 5 vjeç, ka levizur mjetin tip Benz me targa AA723LF, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë së saj dhe për pasojë ka përplasur shtetasen D.H duke i shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Berat
Informacion paraprak
Më datë 27.12.2017, në orën 11:50 Salla Operative është njoftuar se në Spitalin Rajonal Berat ka mbërritur një shtetase e pa jetë. Menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Berat ku kanë konstatuar shtetasen D.H, 52 vjeçe, banuese në Pobrat, Berat e cila ishte e pa jetë.
Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se, nipi i saj, 5 vjeç, ka levizur mjetin tip Benz me targa AA723LF, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë së saj dhe për pasojë ka përplasur shtetasen D.H duke i shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re