Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Berat kur një automjet ka përplasur për vdekje një 50 vjeçar që po lëvizte me biçikletë.
Berat – Aksidenti i rëndë me pasoje vdekjen mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit. Një 50 vjeçar Bardhi Daullja u aksidentua për vdekje nga një automjet i drejtuar nga Albert Mustafallari, 49 vjeç.
Shoferi i makinës është shoqëruar në ambienetet e komisariatit në Berat. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Berat/Informacion paraprak Rreth orës 20:40, në rrugën e Kuçovës, shtetasi A. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin B. D., 50 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
