Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit,në vendin e quajtur “Ura e Salillarit”.
Një automjet, tip Fuoristradë,me targa AB 807 LF,ka kryer një parakalim të gabuar dhe pasi ka humbur kontrrollin është përmbysur.
Forcat e policisë dhe zjarrëfikësit kanë nxjerrë nga mjeti 3 të rinjtë që udhëtonin së bashku.
Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhen në kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore, që po kryejnë edhe veprimet e nevojshme proceduriale.
