Një tjetër aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Barrikada”, në rrugën Antipatrea në qytetin e Beratit, ku një automjet Renault është përplasur me një Kamionin të bashkisë që përdoret për grumbullimin e plerave.
Për momentin, ende nuk ka informacion të qartë nëse ka pasur persona të lënduar.
Në vendngjarje janë të pranishëm forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

