Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në fshatin Moravë, ka ndodhur një aksident tragjik. Shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësoren L. Gj., 30 vjeçe, dhe fëmijën e saj 2 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasja L. Gj. ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija ka shpëtuar pa probleme për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
