20 mars- Aksioni për mbjelljen e 4500 fidanëve me pisha po vazhdon në qytetin e Beratit, kryesisht në zonat ku ato mungojnë ose ku ka pasur dëmtim të tyre.
Bashkia e Beratit, Drejtoria e Bujqësisë, në buxhetin e këtij viti kanë planifikuar një fond të veçantë për shtimin e sipërfaqes së gjelbër në territorin e bashkisë me fidanë pishe.

“Aksioni i nisur në 6 mars të këtij viti vijon në dy nga zonat problematike të qytetit, në lagjen “Kala” dhe në malin “Partizani””, bën të ditur bashkia e Beratit.

Sipas bashkisë, përveç Drejtorisë së Bujqësisë, janë bërë pjesë e kësaj iniciative edhe Drejtoria e Gjelbërimit, Drejtoria e Shërbimeve Publike, MZSH-ja, si dhe shkolla të ndryshme të qytetit.

Këtij aksioni iu bashkua edhe kryetari i bashkisë, Sinaj, i cili tha për mediet se “shtimi i kurorës së gjelbër ka një impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë e ajrit, por edhe në imazhin e qytetit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re