BERAT- Një ambulancë është përplasur paraditen e sotme me një mjet tip “Trailer” në rrugën Berat-Poshnje, në vendin e quajtur Otllak.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre një i sëmurë dhe 4 infermiere të cilët ndodheshin në ambulancë. Ata janë dërguar në spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Në rrugën Berat-Poshnje, në vendin e quajtur Otllak, është përplasur një mjet tip “Trailer” me ambulancën e Spitalit Rajonal Berat.

Për pasojë janë dëmtuar 5 shtetasit të cilët ndodheshin në ambulancë të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re