Në lidhje me rastin e nxënësit Seldi Avdo, 13-vjeçarit nga fshati Çiflik i Bashkisë së Urës Vajgurore, i cili ankohej se s’kishte libra për të shkuar ne shkollë, reagon edhe Kozeta Beqaraj, drejtoresha e shkolles ku Seldi  është nxënës.

Në një status ne facebook Kozeta Beqaraj shkruan:

Rasti në fjalë është nxënës i shkollës që unë drejtoj. Seldit nuk i kanë munguar librat nga klasa e parë dhe sot në klasën e tetë. Librat i ka marrë nga shkolla pa asnjë pagesë, me kontributin e stafit mësimor. Personalisht i kam çuar çantën bashkë me mjetet mësimore. Vitin e shkuar i përfitoi librat falas nga ndihma ekonomike që i merrte familja. Këtë vit ndihma ekonomike ju ndërpre pasi i ati ishte i aftë për punë dhe u përjashtua nga kategoria e përfitimit të librave falas. Por ne përsëri nuk do e linim Seldin pa libra. Librat po e prisnin në shkollë, por ai nuk është paraqitur fare në shkollë këtë vit shkollor për të tërhequr pakon me libra që e ka përsëri falas. Kontaktova me të atin për të marrë librat e djalit, ai nxori arsye të tjera që nuk kanë lidhje me institucionin tonë. I kërkova që djali të vijë në shkollë të vazhdojë mësimet me shokët. Shpresojmë që të vijë nesër. Por nuk qëndron problemi te librat.Duke e njohur rastin prej vitesh, i ati po e përdor djalin për përfitime të tjera. Seldi nuk është i sëmurë, është një djalë i zgjuar dhe i shkathët. Kështu rezultoi dhe nga ekzaminimi psiko- social që ju bë pranë shkollës nga specialistë. Ne nuk kemi një raport mjekësor nga mjekë që ta diagnostikojnë si të sëmurë. Më vjen keq që po abuzohet me djalin, sepse kjo familje ka vetëm probleme ekonomike, asgjë tjetër… Njëkohësisht më vjen mirë që janë solidarizuar shumë njerëz për t’i ndihmuar, pasi kanë vërtet nevojë.

/Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re