Skip to content

Berat, arrestohet per “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” (emri)

pranga

Berat, në vijim të punës për kontrollin e territorit, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP. Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

•Behar Merkaj, 43 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, Berat.

Arrestimi i tij u bë, pasi nga kontrolli i ushtruar përreth banesës së tij i’u gjetën dhe sekuestruan në cilsinë e provës materiale rreth 9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal./ Berati.TV