Këshilli Ekonomik i bashkisë së Beratit zhvilloi sot në mjediset e bashkisë takimin mbi forcimin e bashkëpunimit mes pushtetit lokal dhe bizneset.

Në takimi morën pjesë nënkryetari i bashkisë, Çlirim Brisku, përfaqësues biznesesh në qytet, specialistë të Drejtorisë së Zhvillimit Strategjik dhe Integrimit në BE, të Drejtorisë së Taksave, përfaqësues të USAID – it, Projekti për Qeverisjen Lokale, dhe përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut pranë Kryeministrisë.

Gjatë takimit, të pranishmit diskutuan mbi pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin ndërmjet pushtetit lokal dhe biznesit.

Nga ekspertët e USAID – it u prezantuan ndryshimet e fundit në ligjin për sistemin e taksave vendore dhe taksës së pasurisë. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut prezantuan kategoritë kryesore të inspektimeve në lloje të ndryshme biznesi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re