Grupi “Garuesit e Miresive” në Berat në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Berat dhe Mobileri Blerion, kanë shpërndarë me rastin e Fiter Bajramit, ndihma për familjarët në nevojë. Pas një kërkese të komunitetit rom, ditën e sotme janë ndihmuar me ushqime 20 familje në Berat. Atyre u janë shpërndarë miell, sheqer, oriz, makarona, salcë, kripë dhe vaj.

Fiter Bajrami është një festë shumë e rëndësishme për besimtarët mysliman, pasi zhvillohet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë ndihma, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë. Zoti ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re