Skip to content

Berat, besimtarët ortodoksë kremtojnē të Premten e Zezë

Në prag të Pashkës, besimtarët ortodoksë berastas, kremtuan të Premten e Zezë që simbolizon Vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq. Riteve të organizuara i’u janë bashkuar qindra besimtarë ortodoksë. Besimtarët u bënë pjesë e ritualit në qytetin e Beratit, ku dy kisha ortodokse bashkuan Epitafët që simbolizojnë varrin e Krishtit.

Ka qënë Kryepeshkopi i Vlorës, Kaninës dhe gjithë Jugut, Imzot Ignati, i cili ka drejtuar edhe rritet fetare në Katedralen e Shën Dhimitrit, ku besimtarët janë lutur për shëndet, mirësi dhe lumturi dhe ku më pas kanë kapërcyer Epitafin. Pas përfundimit të riteve fetare, Epitafi, i shoqëruar nga besimtarët ortodoksë, ka përshkruar shëtitoren e qytetit, një ritual ky i përvitshëm në qytetin e Beratit.

E premja e Zezë, shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, për tu ringjallur mesnatën e së Shtunës, kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve. E premtja e Zezë i paraprinë të Djelës së Pashskëve, ku ceremonitë fetare mbahen si çdo vit në Katedralen e Shën Dhimitrit, në qendër të qytetit./ BalkanWeb