Një 65-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Samaticë të Urës Vajgurore.
Sipas policisë, viktima me inicialet H.Ç, ka humbur jetën pasi ka rënë nga karroca e cila tërhiqej me kalë. Trupi i pa jetë i të ndjerit u transportua në morgun e Spitalit Rajonal në Berat, ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
 BERAT: Berat
Informacion paraprak
Më date 28.12.2017, në Sallën Operative është njoftuar se në fshatin Samaticë, Ura Vajgurore, shtetasi H.Ç, 65 vjeç, ka rënë nga karroca e cila tërhiqej me kalë dhe ka gjetur vdekjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku po kryen veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Trupi i pa jetë është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Berat ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re