Skip to content

Berat/ Demo apel qytetarëve: Përballje me ligjin për zjarrvëniet e qëllimshme

 

24 gusht- I nxehti nuk ka ikur akoma dhe çdo pakujdesi mund të rezultojë në një situatë zjarri të vështirë për t’u menaxhuar, theksoi sot kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo.

Duke i drejtuar një apel qytetarëve Demo shprehet se “kërkojmë nga qytetarët të bëjnë kujdes pasi papërgjegjshmëria mund të nxjerrë jashtë kontrollit çdo zjarr të vogël”.

“Ditën e djeshme, disa persona kanë filluar 4 vatra zjarri pranë zonave të banuara por që janë neutralizuar menjëherë. Një pakujdesi e vogël dhe kushtet atmosferike favorizojnë përhapjen e zjarreve”, – u shpreh ai.

Sipas tij, çdo zjarrvënie e qëllimshme do të përballet me forcën maksimale të ligjit.

“Duam të sigurojmë qytetarët se zjarrfikësit janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë”, shton ai.

Kryebashkiaku Demo shprehet se bashkëpunimi i qytetarëve është i domosdoshëm.
Ai i bën apel qytetarëve që nëse evidentoni çdo rast që paraqet një rrezik real, telefononi në numrin 128 dhe punonjësit e zjarrfikëses do të përgjigjen në kohë.