29 mars Në bashkinë e Beratit, 1630 familje në nevojë janë identifikuar dhe po mbështeten nga strukturat shtetërore me pako ushqimore.

Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo në një prononcim për ATSH-në, bën të ditur se janë identifikuar gjithsej 1630 familje në nevojë për t’u ndihmuar me pako ushqimore, ndërsa deri tani kemi arritur të ndihmojmë 1 mijë prej tyre.

 “Për pjesën tjetër të familjeve po vijojmë pa ndërprerje operacionin humanitar”, theksoi Demo.

 

Sipas tij, krahas këtyre familjeve në nevojë po mbështeten edhe pensionistët e vetmuar duke u ofruar atyre shërbimet e nevojshme.

 

Demo tha gjithashtu se në të gjithë bashkinë janë shpërndarë në banesë pensionet për 12 mijë qytetarë.

“Ne do të jemi çdo ditë në terren pranë secilës familje që ka nevojë. Fokusi ynë janë banorët e Bashkisë Berat. Ne do të përkujdesemi për çdo ambient dhe hapësirë publike ku banorët e bashkisë sonë marrin shërbime. Dezinfektimi i farmacive, supermarketeve, furrave të bukës dhe hyrjeve të pallateve po kryhet sistematikisht në pjesën më të madhe të qytetit”, siguroi Demo./a.gjonaj/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re