Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Beratit, Ervin Demo, zhvilloi sot një takim me fermerët e Velabishtit më të cilët diskutoi për problematikat kryesore që ata kanë në punën e tyre të përditshme, sidomos për mungesën e kanaleve kulluese dhe vaditëse.

Në fjalën e tij Demo tha se “problemi më i madh që kanë fermerët është mungesa e argjinaturave të lumit. Ata kanë frikë të mbjellin tokat e tyre se vjen lumi dhe ua përmbyt. Bashkia në këto katër vite jo vetëm që nuk ka qenë aleatja e tyre për t’i ndihmuar në punën e përditshme, por përkundrazi ka privatizuar edhe rezervuarët e ujitjes, duke e përkeqësuar edhe më tej situatën”.

“Në programin tonë për bujqësinë ne do të përmirësojmë ndjeshëm infrastrukturën e zonave bujqësore duke ndërtuar rrugë, kanale kulluese, sisteme vaditëse etj”, tha Demo.

Po ashtu, Demo u shpreh se do të ndërtojmë argjinatura mbrojtëse për parandalimin e përmbytjeve të tokave bujqësore; do të bashkëpunojmë me Ministrinë e Bujqësisë për të investuar në sisteme ujitëse; do të mbështesim fermerët me incentiva për investime në sektorin e bujqësisë”.

Kandidati i PS-së për Beratin tha se “një vëmendje të veçantë do ti kushtojmë edhe mbështetjes financiarisht me incentiva indirekte investimet në fushën e agroturizmit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re