Vjeshta është periudha më e përshtatshme në marrjen e masave në kuadër të konservimit parandalues në ikonat dhe objektet prej druri në kisha.

Specialistët e Muzeut të Ikonografisë Onufri në vlerësim të këtij procesi realizuan kryerjen e dezinfektimit të gjithë strukturës së drurit në mjediset e kishës “Fjetja e Shën Mërisë” në Kalanë e Beratit.

Qendra Kombëtare e Muzeumeve thekson se “dezinfektimi është kthyer në praktikë punë për specialistët e Qendrës Muzeore Berat, i cili kryhet periodikisht me shumë kujdes e përgjegjësi profesionale në këtë periudhë të vitit”.

 

Kisha “Fjetja e Shën Mërisë” pozicionohet në një vend dominues të lagjes “Kala”, e ndërfutur midis banesave të shumta dhe që dikur përfshi­hej në kompleksin e mitrop­olisë, gjurmë të të cilit ruhen edhe sot. Nga datimi i ruajtur mbi një nga portat e naosit, kisha është rindërtuar në vi­tin 1797 dhe përbën një nga monumentet më përfaqë­suese të arkitekturës pasbi­zantine në qytetin e Beratit.

Mjaft i spikatur është kon­servimi i mirë i ikonostasit me gdhendje druri dhe lyer me ar, i datuar në vitin 1806 dhe ku sot janë ekspozuar ikonat më të famshme të piktorëve më të njohur pasbizantinë në Shqipëri./ ATSH

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re