Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “30 Vjetori” në Berat ku një 56-vjeçar dyshohet se është vetëvarur në ballkonin e banesës së vjehërrve.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur 10:30 dhe sipas policisë 56-vjeçari me iniciale N. M., banues në Sarandë, ka ndërmarrë aktin në gjendje të rënduar psikologjike.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, shtetasi N. M., 56 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur në ballkonin e banesës së prindërve të bashkëshortes së tij, në lagjen “30 Vjetori”, Berat dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.