auto_skene-krimi1495648715

Një 52-vjeçare nga qyteti i Beratit është dhunuar fizikisht nga kunata e saj. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e 52-vjeçares me inicialet V. P.

Policia njofton se ka qenë shtetasja V. P., 55 vjeçe, banuese në Berat, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me mjet prerës kunatën e saj, shtetasen V. P., 52 vjeçe, banuese në Berat.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasja V. P., 55 vjeçe, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë nga policia. Në çastin që kjo e fundit ka shkuar në banesën e saj autorja e dhunës është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës, duke tentuar vetëvrasjen. Kjo e fundit është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re