Skip to content

Berat, dhunoi fizikisht babain e tij, arrestohet në flagrancë nga policia

Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht babain e tij, arrestohet në flagrancë nga policia.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagracë i shtetasit:

Olti.K, 29 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj babait të tij, shtetasit V.K, 66 vjeç, banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “”Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.