Specialistët e artit pranë DRKK-Berat po vijojnë punën për restaurimin e afreskut në kishën e Shën Marisë, Sinjë.

Pas përfundimit të konsolidimit të shtresës së suvasë me murin dhe procesit të bordurimit, ndërhyrja ka kaluar në fazën përfundimtare atë të pastrimit të vernikut të degraduar.

Kisha e ”Shën Marisë” mendohet të jetë ndërtuar në shekujt XI-XII, kur pati një lulëzim të madh të arkitekturës së kishave–shpellë, periudhë e cila shquhet për realizimin e kishave dhe ambienteve përreth në disa raste me volume të vogla, duke shfrytëzuar me mjeshtëri gjithë hapësirën e mundshme që jepte shpella natyrore në atë pjesë të formacionit shkëmbor. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re