Një kamarier 17-vjeç është rrahur brutalisht në ambjentet e tij të punës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:45 minuta, në ambjentet e një picerie në qendër të Beratit. Sipas burimeve policore në vendngjarje, 5 shtetas kanë rrahur kamarierin e picerisë, me grushta, shkelma e karrige, duke i shkaktuar plagë të shumta. Ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti dhe autorët e ngarjes, pasi pas sherrit shumica e klientëve u larguan me vrap. Deri më tani në polici janë shoqëruar rreth 12 shtetas, mes tyre 5 dyshuarit si autorë të ngjarjes, menazheri i biznesit dhe disa klientë, që do të pyeten në lidhje me ngjarjen. Mësohet se për zbardhjen e ngjarjes janë sekuestruar nga policia edhe kamerat e sigurisë, nëpërmjet të cilave do të hidhet dritë mbi identitetin e saktë të autorëve. I plagosuri B.D, 17-vjeç është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re