Siljan Dani, është një vogëlush nga qyteti i Beratit, i cili nuk i gëzohet nisjes së klasës së parë si gjithë bashkmoshatarët e tij.  Shkak këtë është bërë  një sëmundje që ka nisur ti shfaqet që kur ishte ende foshnjë, ndërkohë që hemagioma që ka në fytyrë bën që më shumë vite ti kalojë në dyertë e spitalave se sa në shtëpi. Çdo dy muaj vogëlushi duhet të kryejë një mjekim në spital, i cili kushton një mijë euro, pasi sëmundja e hemagiomës në rast mos kurimi i bllokon frymëmarrjen dhe nuk e lë të ushqehet. Por problemi më i madh mbetet mundësi për trajtimin mjekësor të tij pas ii jati i tij, si marangoz nuk arrijnë të sigurojë të ardhura e mjaftueshme.
“Fëmija ka lindur me problemin e hemagiomës. Simptoma e hemagiomës është një problem që nuk e shpjegojnë dot as doktorët nga se vijnë. Jam munduar që ta ndjek, që nga momentet që ka lindur. Në moshën 5-6 muajshe i kam bërë një operacion nga jashtë se e ka pasur të dukshme dhe shpresonin që kjo të ishte rrënja dhe të mos kishte më probleme të tjera mirëpo më vonë filluan të agravoheshin gjërat. Taji kam filluar shenjat që doktorët i dhanë, ka filluar bllokimi i frymëmarrjes, ka probleme me kapërcimin”.
Vogëlushi që ka dukshëm në faqe ëjtjen e detyron të qëndrojë gjithë kohën brenda mureve të shtëpisë, pasi nuk mund të përballojë dot mos qënien i barabartë me fëmijt e tjerë. Edhe gjatë intervistës që u zhvillua me të atin, vogëlushi fshihej pas shpinë së babait. I vetmi argëtim për 7 vjeçarin mbetet vetëm televizori, pasi ai ndihet i veçuar nga pjesa tjetër e shokëve të tij.
“Jam në një kohë të vështirë se deri tani e kam përballuar me forcat e mia dhe të familjes që më ka ndihmuar jashtë mase, plus edhe shoqëria, mirëpo është shumë e vështirë për të arritur diçka. Në këto momente jam komplet i pafuqishëm, nuk kam asnjë lloj mundësie. I bëj thirrje kujtdo që ka një zemër të mirë për të ndihmuar një fëmijë që të jetë njësoj si gjithë të tjerët, të ndihet njësoj si gjithë të tjerët dhe të luajë bashkë me fëmijët e tjerë”.
38 vjeçari Themiljano Dani, e ka të pamundur që të përballojë kurimin çdo dy muaj të djalit të tij në spital. Ai apelon për ndihmë duke kërkuar që mjekimi të përballohet nga shteti apo ti ofrohet ndihmë nga kush do që mundet

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re