Skip to content

BERAT / Fëmijët bënë foto me kalin, por i ati nuk i pagoi parat, 62-vjeçari vrau turistin në sy të familjarëve

1000 0 1761673309ximg 20251028 wa0034 201

Një ngjarje makabre ndodhi sot në Berat, ku 63-vjeçari nga  berati qëlloi përvdekje me thikë një turist vëndas që kishte ardhur nga tirana për të vizituar kalanë bashkë me familjen e tij.

E gjitha ndodhi pasi ky i fundit po i bënte një foto vajzës së tij të vogël me kalin dhe këtu nisi debati mes autorit dhe viktimës.

63-vjeçari, Kristo Mema, me precedentë penal të mëparshëm dhe i njohur si person problematik e gjaknxehtë, pas konfrontimit fizik e ka qëlluar me thikë 42-vjeçarin.

Ai kishte ardhur nga Tirana së bashku me nënën, bashkëshorten dhe 2 vajzat për vizitë në Kalanë e Beratit, ku dhe ndodhi ngjarja e kobshme.

Ndërkohë, policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e 63-vjeçarit. Po ashtu grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.