Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Beratit u festua sot 106 – vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit.

Me këtë rast Orkestra Frymore e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”, nën drejtimin e dirigjentit Fatbardh Dervishi, dha një koncert festiv përpara efektivëve të kësaj policie.

Të pranishëm në këtë përvjetor ishin personalitete të institucioneve të pushtetit vendor, drejtues të lartë të policisë, të cilët përcollën përshëndetjet e rastit në këtë ditë të rëndësishme të Policisë së Shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re