Kamber Hoxha, Neim Hoxha dhe Gentian Golashi humbën jetën tragjikisht ditën e sotme në pusin e shtëpisë.

Ndërkohë një dëshmitar i që ka parë të gjithë ngjarjen ka rrëfyer për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxhën të gjithë tmerrin.

Ai është shprehur se kishte parë Neim Hoxhën që të vraponte për të shpëtuar kushëririn dhe xhaxhain e tij që kishin mbetur në pus. Por kur fqinji Sokol Simoni ishte afruar ishte tepër vonë pasi ata kishin ndërruar jetë të tre.

“Pashë Neim Hoxhën që vrapoi për të shpëtuar xhaxhain dhe kushëririn e tij. Unë vrapova të merrja litarët. Kur kthehem ai kishte hyrë. I bërtita, por ai nuk u përgjigj. Thirra disa herë “Kape litarin Neim”, pastaj pashë që ngriu.” tha Sokol Simoni.

Top Channel ka siguruar edhe foto e viktimave, Kamber Hoxha, Neim Hoxha dhe Gentian Golashi .

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re