vladimir-kumbarakuuu-c1200x600

Ndryshimet e temperaturave dhe luhatjet e tyre gjatë ditëve të fundit kanë sjellë shtimin e numrit të fëmijëve të prekur nga virozat Në qytetin e Beratit.  Fluksi i fëmijëve të të gjitha moshave ka ardhur në rritje në repartin e Pediatrisë në Spitalit Rajonal të këtij qyteti. Vetëm gjatë 3 ditëve të para të këtij viti,numri i vizitave arrin në 100 vizita çdo ditë dhe fëmijët më të prekur kanë qenë ata të moshave nga 0-3 vjeç.

Simptomat që kanë paraqitur fëmijët e prekur nga virozat kanë qenë:  temperaturë e lartë, ethe, çrregullim të ekuilibrit të përgjithshëm dhe dehidratim. Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, shprehet se këto viroza kanë pasur një tjetër karakteristikë në krahasim me virozat e zakonshme.

“Për çdo rast që do të jetë me ethe duhet të drejtohet në spita, ndërsa për temperaturat e qëndrueshme do të rrinë në shtëpi pasi nuk ka komplikacione. Dy komplikacionet që mund të japë temperatura janë sëmundjet e fëmijëve dhe dehidratimi. Fëmijët e moshave, sidomos ata mbi 3 ose 5 vjeç duket të jemi të kujdesshëm që ti mbajmë më shumë në ambientet e shtëpive se sa drejtë institucioneve”, është shprehur Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit,mjeku pediatër Vladimir Kumaraku.

Kumaraku këshillon prindërit që ti mbajnë fëmijët në ambiente me temperaturë konstante. Gjithashtu sipas Kumarakut fëmijët duhet të trajtohen me sa më shumë lëngje dhe me fruta të stinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re