Qyteti i ‘njëmijë e një dritareve’ është tejmbushur me rastet nga Covid-19.

Ditën e sotme raportohet se tetë persona që punojnë në institucione janë infektuar me koronavirus.

Kështu raportohet se janë infektuar me covid, dy infermiere në Repartin e Kirurgjisë, dy mjekë në Repartin e Urgjencës, dy punonjës në bashki, një polic në Burgun e Beratit si dhe një punonjës i administratës së Prokurorisë së Rrethit.

905 viktima, 20.466 të infektuar aktivë dhe 21.617 të shëruar.

Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë ditën e djeshme bëri me dije se 16 persona humbën jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re