Mes dhimbjesh e lotësh,është përcjellë për në banesën e fundit vogëlushi 5-vjeçar që gjeti vdekjen dje nga korrenti duke luajtur në parkun qëndror të qytetit të Beratit. Ark-morti i vogëlushit,q ë mbahej në duar nga babai dhe familjarët, u varros në varrezat e Suelasit në Berat mesditën e sotme. Në përcjelljen funebre të 5-vjeçarit ishin të shumtë familjarët e vogëlushit, ndërkohë që ka qënë e pamundur të mbaje nënën, e cila nuk pushonte nga të qarat e të bërtiturat për humbjen e djalit të saj.

5-vjeçari Aleksandër Brahimi, që njihej në qytet si lypës dhe vinte nga komuniteti Rom, gjeti vdekjen mëngjesin e djeshëm në parkun e qytetit të Beratit. Ai ishte duke luajtur në tunelin me drita, pjesë e dekorit të bashkisë për festat e fundvitit, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të disa telave të zhveshur të tunelit. Ai mbërriti në spital me shenja jete të dobëta por mjekët, me gjithë përpjekjet e bëra, nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë.

Në lidhje me ngjarjen tragjike  familjarët e fëmijës akuzuan bashkinë për vdekjen e tij. Për ngjarjen u arrestuan për “shpërdorim detyre” dy drejtues të bashkisë, ndersa 4 elektriçistë të bashkisë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë./ news 24

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re