Rreth 800 nxënës të gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, do të bëhen shumë shpejt me shkollë të re.

Kështu premtoi sot kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, në përshëndetjen drejtuar nxënësve në ditën e parë të vitit të ri shkollor.

“Në ditën e parë të mësimit, ndava me nxënësit e kësaj shkolle këtë lajm fantastik. Kjo shkollë, shumë shpejt do të jetë me kushtet dhe standardet që meritojnë nxënësit dhe mësuesit”, theksoi Demo.

Shkolla “Babë Dudë Karbunara” në Berat është ndërtuar 60 vite më parë. Gjatë kësaj kohe, ka patur disa rikonstruksione, por gjendja e ndërtesës është rënduar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re