Skip to content

Berat/ Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike

Progetto senza titolo 11

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Në kuadër të vijimit të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Berat, kanë goditur dy raste të tjera në qytetin e Kuçovës dhe të Skraparit.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar:

  • S. K., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë sekuestruan një sasi lënde narkotike, të dyshuar si kokainë.

  • E. S., 40 vjeç, banues në Poliçan, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi tjetër lënde narkotike kokainë.

Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe F. Sh., 41 vjeç, banues në Poliçan, pasagjer në automjet, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.

Sekuestrohen prova materiale:

Gjatë operacionit, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lënde narkotike kokainë, e cila do të përdoret si provë materiale për hetimet e mëtejshme.

Çështja është referuar Prokurorisë së Beratit, e cila po kryen veprimet përkatëse ndaj këtyre shtetasve.