Njëra nga zyrat elektorale të Partisë Socialiste në Berat është goditur me gurë.

Bëhet fjalë për zyrën e PS-së në lagjen “30 Vjetori”, që ndodhen në anë të rrugës kryesore të qytetit.

Dera e jashtme e kësaj zyre elektorale është thyer, duke u qëlluar me gurë. Thyerja është konstatuar rreth orës 07:30 të mëngjesit dhe pasa konstatimit është njoftuar policia.

Pasi kanë mbërritur në vendngjarje, ekspertët janë duke kryer veprimet, ndërkohë që është gjetur edhe guri me të cilin është goditur dera kryesore e kësaj zyre.

Nuk dihet ende nëse thyerja e derës së jashtme të kësaj zyre është thyer në mënyrë të qëllimshme apo është thyer nga ndonjë person i dehur gjatë natës.

Mësohet se policia është duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të identifikuar edhe personin që ka goditur me gurë zyrën, ndërkohë që nga ana e drejtuesve të Partisë Socialiste të Beratit nuk ka ende asnjë reagim për mediat në lidhje me këtë ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re