8 korrik Në kuadër të 13-vjetorit të hyrjes së qytetit të një mbi një dritareve në UNESCO punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kombëtare ofruan guida në monumentet e qytetit.

Në këtë ditë të veçante DRTK, Berat shpërndau edhe materiale promocionale në shërbim të produktit turistik të qytetit.

Viti 2008 shënoi për Beratin përfshirjen në listën e Trashëgimisë Botërore si dëshmi e vlerave të rralla arkitektonike dhe njerëzore. Si një muze i gjallë në natyrë Berati renditet ndër qyteteve më të bukura në botë dhe destinacionet më kryesore për tu vizituar nga turistët në çdo periudhe te vitit.

Sipas DRTK Berat, në qytetin e një mbi një dritareve ndërthuren në mënyrë perfekte monumentet e kulturës me monumentet e natyrës, tradita me mikpritjen dhe vlerën e shtuar të këtij qytetit, harmoninë fetare.

Pas 1 viti të vështirë ku jeta duket se ka rifituar ritmin e humbur rrugicat e kalldrëmta dhe banorët me mikpritjen e tyre në bujtinat tradicionale janë në pritje të mijëra vizitorëve për të rrëfyer histori njerëzore dhe për ti dhënë frymëmarrjen e duhur ekonomisë lokale.

Që prej muajit janar të këtij viti deri tani kalanë e Beratit e kanë vizituar rreth 20 439 turistë vendas e të huaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re