JOQ ALBANIA raportoi sot për një aksident të ndodhur në Drenovicë të Beratit. Siç shihet nga pamjet, një automjet ka përfunduar në kanal, ndërsa nuk dihej për të plagosur. Mirëpo, burime për JOQ bëjnë me dije, se pasi makina ka rënë në kanal shoferi dhe pasagjerët janë larguar nga vendngjarja.

Qytetarët tregojnë se me atë makinë kanë udhëtuar disa hajdutë, të cilët kanë qenë në përpjekje për t’u larguar. Mësohet se autorët, që janë aksidentuar kanë shkuar të grabisin një market, i cili ndodhej ngjitur me një lokal. Ora ka qenë 23:30 dhe lokali ngjitur me marketin ka qenë me klientë. Këta të fundit kanë dëgjuar zhurmat dhe kanë dalë nga lokali duke kapur në flagrancë autorët.

Sipas qytetarit, banorët e fshatit kanë dhunuar hajdutët dhe më pas i kanë lënë të largohen. Por, autorët e grabitjes së dështuar, nga nxitimi kanë humbur kontrollin dhe kanë përfunduar në kanal.

Ende nuk dihet në se policia i ka arrestuar autorët apo nëse ka kryer procedurat e nevojshme për ngjarjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re